13:55 / 10.08.2022
Rama takohet me Erdoganin në Turqi
Emine Hoti/ RTK
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka takuar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, gjatë qëndrimit në Ankara.
"Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë", ka shkruar Rama në Facebook.























