Partizani i Tiranës ia beson drejtimin një trajneri italian
Rtklive
Sport

Partizani i Tiranës ia beson drejtimin një trajneri italian

Uran Krasniqi/RTKLive

Një italian do ta drejtojë Partizanin e Tiranës gjatë edicionit të ri. Klubi nga Tirana ka njoftuar se është pajtuar me Xhovani Kolela që ai të jetë trajner i klubit.

"FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trainerin Xhovani Kolela. 56 vjeçari italian, i cili do të drejtoj skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini. Kolela do ti bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani", ka njoftuar klubi tiranas.

Trajneri i fundit i Partizanit ishte Dritan Mehmeti. 

Partizani nuk ia doli ta kalojë as rrethin e parë në Conference League. 


MË SHUME NGA Sport