18:21 / 10.08.2022
Ndeshja Klaksvik - Ballkani vjen përmes ekranit të RTK-së
Uran Krasniqi/RTKLive
Ballkani do të ndeshet me Klaksvik të enjten në një ndeshje të vlefshme për Conference League dhe do të transmetohet direkt në RTK.
Ndeshja fillon nga ora 20:00.
Kampioni kosovar ndeshjen e parë në "Fadil Vokrri" e ka fituar me rezultat 3-2.
Në rast se Ballkani e kalon këtë kundërshtar do të ndeshet në "play off" me Shkupin, që humbi nga Shamrock Rovers në Europa League, por do të vazhdojë garat në Conference League.























