Trepça’89 përforcohet me lojtarin e “Ramiz Sadikut”
Rtklive
Sport

Trepça’89 përforcohet me lojtarin e “Ramiz Sadikut”

Uran Krasniqi/RTKLive

Guri Hana është afrimi i ri i Trepça’89. Për përforcimin ka njoftuar vetë klubi mitrovicas.

"Klubi i Futbollit Trepça’89 njofton afrimin e lojtarit Guri Hana, 20 vjeçari ka firmosur me Minatorët për 3 sezonet e ardhshme. Guri ka përforcuar ekipën në repartin defanziv si qendërmbrojtës, ku në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave si 2 Korriku, Besa e Pejës ku pat paraqitje dhe në Superligën e Kosovës dhe së fundmi në KF Ramiz Sadiku. Gurit i urojmë shum suksese në fanellën gjelbërtebardhë", ka shkruar klubi mitrovicas.


MË SHUME NGA Sport