Real Madrid fiton edhe Superkupën e Evropës (E plotësuar)
Rtklive
Sport

Real Madrid fiton edhe Superkupën e Evropës (E plotësuar)

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid është mbi të gjitha klubet evropiane. Madrilenët kanë fituar Superkupën e Evropës. Kjo pasi në finalen e zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës e kanë mposhtur klubin gjerman, Eintracht Frankfurt. 

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2-0. 
Madrilenët fituan të dy pjesët, ku në të dypjesëlojët shënuan nga një gol. 
Fillimisht ishte Alaba që realizoi pas asistimit të Casemiros, kur po luhej minuta e 38-të e ndeshjes.
Pastaj ka qenë minuta e 65-të e ndeshjes, kur Benzema e ka gjetur golin e dytë, duke e rritur epërsinë. 

Finalja e sontme u zhvillua në Helsinki.

Real Madrid gjen edhe golin e dytë

Real Madrid e ka rritur epërsinë ndaj Eintracht Frankfurt. Në ndeshjen finale të Superkupës së Evropës rezultati ka shkuar në 2-0.

Ka qenë minuta e 65-të e ndeshjes, kur Benzema e ka gjetur golin. 

Real Madridi zhbllokon rezultatin ndaj Eintracht Frankfurtit

Real Madridi e ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen e Superkupës kundër Eintrach Frankfurtit.

Golin për mbretërit e realizoi Alaba pas asistimit të Casemiros, kur po luhej minuta e 38-të e ndeshjes.

Real Madrid është kampion i Champions League, kurse Frankfurt është kampion i Europa League.

Nis ndeshja Real Madrid - Eintracht Frankfurt

Ka filluar ndeshja finale e Super Kupës së Evropës mes Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt. Pas nëntëdhjetë minutash do të sqarohet se cili klub është më i forti i klubeve nga të gjitha garat në kontinentin e vjetër.

Madrilenët patën mposhtur Liverpoolin në finalen e Champions League të luajtur në maj, derisa gjermanët kupën e Europa League e kishin fituar nga Rangers. Real Madrid - Eintracht Frankfurt, formacionet

Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt ndeshen sonte në finale të Superkupës së Evropës. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.


MË SHUME NGA Sport