Prokuroria vazhdon aksionin në Brezovicë
Rtklive
Foto: Prokuroria Themelore në Ferizaj
Lajme

Prokuroria vazhdon aksionin në Brezovicë

E.Hoti/RTKlive

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka bërë të ditur se është duke vazhduar edhe sot një operacion në Brezovicë.

"Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës", thuhet në njoftim.

Në operacionin e sotëm të pranishëm janë edhe Inspektorati Qëndror i Pylltarisë për shkak të dëmtimit të madh të pyllit në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës.  

"Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin", thuhet në njoftim.

Ndryshe të hënën Prokuroria Themelore në Ferizaj ka filluar me aksionin në zonën e Brezovicës.

 


MË SHUME NGA Lajme