Manastirliu: Epokë e re në QSUT për pacientët me fibrillacion atrial kronik
Shqipëri

Manastirliu: Epokë e re në QSUT për pacientët me fibrillacion atrial kronik

ATSH

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u shpreh sot se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka nisur një epokë e re për pacientët me fibrilacion atrial kronik.

“Një epokë e re ka nisur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë për pacientët me fibrillacion atrial kronik, që kryejnë një ndërhyrje me zemër të hapur, bajpas zëvendësim dhe riparim të valvulës mitrale, ndërhyrje që kryhet në qendrat më të avancuara të kardiokirurgjisë”, theksoi Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

Nën drejtimin e Prof. Arben Baboçit, Prof. Asc. Altin Veshti, Prof. Asc. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi,  dr. Klodian Krakulli, kanë operuar dhe trajtuar me sukses 5 pacientët e parë me fibrillacion atrial kronik, me procedurën Cox Maze IV, duke bërë të mundur ndërprerjen e aritmisë e duke kthyer pacientët në ritëm normal”, u shpreh Manastirliu duke i uruar suksese ekipit të kardiokirurgjisë së QSUT.


MË SHUME NGA Shqipëri