​Nis puna për ndërtimin e automoto parkut të Elbasanit
Shqipëri

​Nis puna për ndërtimin e automoto parkut të Elbasanit

ATSH

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri deklaroi sot se kantieri i parë për ndërtimin e automoto parkut të Elbasanit është gati. Ai theksoi se ka nisur puna për argjinaturën dhe pritat lumore të automoto parkut.

“Automoto parku i Elbasanit. Ja dhe kantieri i parë i argjinaturës dhe pritave lumore të automoto parkut të parë shqiptar është gati, pjesë e një projekti me rëndësi madhore për Elbasanin dhe Shqipërinë, që do të ketë një impakt të shumanshëm në zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë dhe turizmit”, u shpreh ai.

Automoto parku i Elbasanit, i pari në Shqipëri, i cili po ndërtohet në Elbasan, po materializohet nën kujdesin e vetë FIA-s.

Automoto parku i i Elbasanit do jetë me pistë 5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. Do të përmbajë qendër eventesh, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë jashtë rruge, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Projekti po financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.


MË SHUME NGA Shqipëri