‘Djajtë e Kuq’ pas yllit të Watfordit
Sport

‘Djajtë e Kuq’ pas yllit të Watfordit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pavarësisht se a do të qëndrojë apo do të largohet Cristiano Ronaldo nga Manchester United, megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’ janë duke kërkuar një sulmues.

Ylli i Watfordit, Ismaila Sarr sipas mediave britanike, është në ‘orbitën’ e klubit nga ‘Old Traffordi’.

Skautët e Unitedit tashmë janë duke e ndjekur lojtarin, të cilin duan ta sjellin në skuadër.

Menaxheri Ten Hag thuhet se e admiron sulmuesin Sarr, të cilin dëshiron ta ketë një ekip për edicionin që tashmë ka nisur.

“Manchester United po e shikon mundësinë e transferimit të sulmuesit të Watford, Ismaila Sarr”, shkruajnë mediat në ishull.


MË SHUME NGA Sport