Emisari gjerman për Ballkanin, takim me homologun amerikan në Washington
BKT
Foto: Manuel Sarrazin/ Twitter
Lajme

Emisari gjerman për Ballkanin, takim me homologun amerikan në Washington

Jeton Musliu / RTKlive

Të dy kanë të njëjtin funksion por përfaqësojnë shtete të ndryshme. Manuel Sarrazin është emisar special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor kurse Gabriel Escobar mban pozitë të njëjtë por është i SHBA-së.

Që të dy, bashkë edhe më një të tretë të Britanisë së Madhe, janë Stuart Peach, pa llogaritur edhe Miroslav Lajçakun e BE-së, merren edhe me dialogun Kosovë-Serbi.

 Sarrazin në një intervistë të dhënë javë më parë për RTK-në kishte deklaruar se nuk janë takuar asnjëherë këta emisarë që për llogari të shteteve të ndryshme kanë pozita të njëjta.

Sidoqoftë, një takim të tillë duket se tashmë janë duke e realizuar ai dhe emisari amerikan, Escobar.

Një gjë të tillë, e njoftoi vetëm emisari gjerman për Ballkanin perëndimor, duke publikuar një fotografi me kolegun e tij amerikan Gabriel Escobar.

 “ E mrekullueshme të vizitosh emisarin special Escobar në Uashington”, tha Sarrazin.

“Gjermania dhe SHBA ndajnë interesim të përbashkët në Ballkanin Perëndimor”.

Ai ka thënë se dy vendet ndajnë interesim të përbashkët pë rajonin duke thënë se Berlini e Uashingtoni mund t’ia sigurojnë vendeve të Ballkanit anëtarësimin në BE.

“Bashkë me partnerët tanë evropianë mund ta sigurojmë rrugën e rajonit në BE. Shihemi së shpejti” ka shkruar Sarrazin.

Përndryshe, një vizitë të tillë në Washington e kishte realizuar muaj më parë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Pas asaj vizite janë vërejtur ndryshime në mënyrën e deklarimit të tij sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Madje, pas asaj vizite, ai është dukur që është më neutral, sesa që ishte më parë, e ku shpesh ka marrë kritika edhe për mënyrën e uljes së tij në tavolinën e bisedimeve.


MË SHUME NGA Lajme