Avdiaj realizon dy gola për Zuerich
Sport

Avdiaj realizon dy gola për Zuerich

Uran Krasniqi/RTKLive

FC Zuerich e ka eliminuar Linfieldin nga Europa League, kurse futbollisti kosovar, Donis Avdiaj ka gjetur golin dy herë.

Zviceranët fituan me rezultat 3-0. 

Ish-reprezentuesi kosovar gjeti golat e tij në minutën e 11-të dhe në atë të 26-të. 

Kjo ishte ndeshja e tretë e Avdiajt me klubin e ri, i cili vetëm para pak ditësh u bë pjesë e zviceranëve. 

Ndeshjen e radhës Zuerich e luan ndaj skocezëve të Hearts më 18 gusht. 


MË SHUME NGA Sport