Klopp e pranon se skuadra e tij po vuan për shkak të lëndimeve
BKT
Sport

Klopp e pranon se skuadra e tij po vuan për shkak të lëndimeve

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e pranon se ka probleme të mëdha më lëndimet e disa lojtarëve titullar të skuadrës së tij.

‘The Reds’ për shkak të lëndimeve, janë duke vuajtur sidomos në mesfushë.

“Jam i kënaqur me forcën dhe cilësinë e skuadrës, por kemi lëndime”, tha Klopp për mediat angleze.

“Ka zgjidhje të ndryshme në këtë drejtim. Njëra është një transferim, por kjo do ta kishte kuptimin vetëm nëse mund të sjellësh lojtarin e duhur”, theksoi strategu gjerman.