Sulmohet me thikë në skenë shkrimtari i njohur Salman Ruzhdie
BKT
Lajme

Sulmohet me thikë në skenë shkrimtari i njohur Salman Ruzhdie

Shkrimtari i njohur Salman Rushdie, i cili vuajti prej vitesh kërcënime me vdekje pasi shkroi “Vargjet Satanike”, është sulmuar në shtetin e Nju Jorkut.

Ish-fituesi i çmimit Booker po fliste në një ngjarje të Institutit Chautauqua në momentin kur u sulmua.

Dëshmitarët thonë se panë një burrë duke vrapuar në skenë, i cili e goditi Rushdie me grusht ose me thikë.

Një video e postuar në internet tregon të pranishmit që nxitojnë në skenë menjëherë pas incidentit./JN/

 

VIDEO/ Shkroi “Vargjet Satanike”, sulmohet me thikë në skenë shkrimtari i njohur Salman Ruzhdie. Shikoni pamjet


MË SHUME NGA Lajme