19:22 / 12.08.2022
Dardan Berisha rikthehet te Sigal Prishtina
Uran Krasniqi/RTKLive
Dardan Berisha ka lënë Pejën dhe është kthyer te Sigal Prishtina. Bashkangjitjen e tij klubit kryeqytetas e ka konfirmuar vetë klubi.
Berisha ka luajtur te Prishtina deri në fillim të vitit 2020 po tutje ishte pjesë e Pejës e madje edhe kapiten.
Ai është edhe kapiten i Kosovës.
Tridhjetë e tre vjeçani hyn në kategorinë e basketbollistëve më të vlerësuar në Kosovë.























