Prishtina afron futbollistin nga Shqipëria
Rtklive
Sport

Prishtina afron futbollistin nga Shqipëria

Arens Mateli është futbollisti më i ri i Prishtinës. Afrimin e tij e ka prezantuar vetë klubi kryeqytetas përmes një komunikate.

"Ndjehem i lumtur që jam bërë pjesë e një ekipi me kaq traditë të madhe si Prishtina. Për mua është nder dhe kënaqësi që jam këtu. Synimet janë që të arrijmë objektivat e klubit. Do të bëjmë maksimumin që Prishtinën ta dërgojmë sa më lart që të jetë e mundur, aty ku e meriton", ka thënë ai për faqen e klubit.

Prishtina e nis kampionatin të shtunën si mysafir i Dukagjinit të Klinës. 


MË SHUME NGA Sport