12:20 / 14.08.2022
Sot më pak të infektuar, 393 raste të reja me COVID-19
N. Mekolli /RTKlive.com
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 1.230 testime, 393 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Bëhet e ditur se, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.230 testime, prej të cilave 393 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, janë shëruar 928 persona, kurse numri i rasteve aktive me COVID-19 është gjithsejtë 5.992.
Në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 7 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.964 doza të vaksinës, njofton MSH.
























