Tottenham i nxjerrë barazim në shtëpi Chelseas
BKT
Sport

Tottenham i nxjerrë barazim në shtëpi Chelseas

Uran Krasniqi/RTKLive

Chelsea ka dështuar ta mposhtë Tottenhamin në shtëpi në ndeshjen e xhiros së dytë të Premier League.

Ndeshja e zhvilluar të dielën ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2. 

Ka qenë Chelsea që e ka gjetur e para golin, kur Koulibaly ka realizuar në minutën e nëntëmbëdhjetë. Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.

Barazimi i Tottenham ka ardhur tek në minutën e gjashtëdhjetë e tetë kur ka shënuar Hojbjerg. 

Skuadra e drejtuar nga Tuchel prapë ka kaluar në epërsi në minutën e shtatëdhjetë e shtatë përmes James.

Kur është menduar se Chelsea ka fituar ka dalur në skenë Kane i cili ka barazuar rezultatin për herën e dytë.