Simeone ia mbyll derën Unitedit: Nuk shitet Morata
Rtklive
Sport

Simeone ia mbyll derën Unitedit: Nuk shitet Morata

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, këmbëngul se nuk ka në plan të shesë sulmuesin Alvaro Morata-n.

Sulmuesi spanjoll këtë verë është rikthyer tek Atletico pas huazimit tek Juventusi.

Morata kërkohet më ngulm nga Manchester United, por strategu argjentinas i Atleticos, ia ka bërë të qartë skuadrës angleze se Morata nuk do të shitet gjatë kësaj verë.

“Saul dhe Morata janë rikthyer me shumë entuziazëm. Kjo është ajo që i duhet skuadrës”, tha Simeone.

“Ata janë të emocionuar për fillimin e sezonit dhe shpresoj së ata do ta dëshmojnë këtë në ndeshjen e parë kundër Gatafës”, theksoi ai.

Atletico Madrid edicionin e ri të garave në La Ligë e nisin sonte në udhëtim tek Getafe.


MË SHUME NGA Sport