Hohmann e Kim: E ardhmja, perspektivë evropiane e Shqipërisë
Shqipëri

Hohmann e Kim: E ardhmja, perspektivë evropiane e Shqipërisë

ATSH

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann zhvlloi sot një takim me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim.

Pas takimit Hohmann u shpreh se, “si një partnere e rëndësishme në Shqipëri, mezi pres të punojmë së bashku për të mbështetur vendin në rrugën drejt BE-së”

Hohmann shtoi se, “pas mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për perspektivën evropiane të Shqipërisë”

“E kënaqur të takohesha sot me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim. Si një partnere e rëndësishme në Shqipëri, mezi pres të punojmë së bashku për të mbështetur vendin në rrugën drejt BE-së. Pas mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, tha ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, sipas një postimi të Delegacionit të BE në Tiranë.

Edhe ambasadorja Yuri Kim reagoi në rrjetet sociale pas takimit me Hohmann.

“Kënaqësi të takoja Ambasadoren e re të BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann. Shtetet e Bashkuara janë të gëzuara që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë nisur zyrtarisht. Ne mirëpresim që të punojmë ngushtë me ekipin e BE për të mbështetur përpjekjet e popullit dhe qeverisë shqiptare, përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, u shpreh Kim.


MË SHUME NGA Shqipëri