09:19 / 16.08.2022
Ndombele në Serie A, afër klubit të madh italian
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mesfushori francez Tanguy Ndombele raportohet se karrierën e tij, do ta vazhdojë në Itali.
Francezi duket se është i vendosur të largohet nga Tottenham pasi që ai nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte.
Sipas mediave britanike, Napoli është i interesuar për francezi. ‘Napolitanët’ fillimisht duan ta marrin lojtarin në formë huazimi me mundësinë e blerjes se kartonit të lojtarit.
Marrëveshja mes Napolit dhe ‘Spurs’ thuhet se afër të arrihet, dhe lojtari brenda pak ditësh pritet te prezantohet ‘Diego Armando Maradona’.























