10:38 / 16.08.2022
Pas Fabregasit, edhe Januzaj në Serie B
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Pas Cesc Fabregas, anësori kosovar Adnan Januzaj është një tjetër lojtar që mund të luajë këtë sezon të garave në Serie B.
Reprezentuesi i Belgjikës, gjatë kësaj verë është ndarë me klubin spanjoll, Real Sociedad.
Januzaj është duke u monitoruar nga Sevilla dhe Evertoni, por sipas mediave italiane, kosovari kërkohet nga Genoa, skuadër kjo që tashmë garon në Serie A.
Genoa është në ndërtim të një skuadre të denjë me ambicie për t’u rikthyer në Serie A.
Januzaj thuhet se është në projektin e Genoas. Negociatat mes skuadrës italiane dhe Januzajt mësohet se do të nisin shumë shpejtë.























