Begaj: NATO do të ndëshkojë promovuesit e dhunës- Video
Muharrem Miftari/RTKlive
Presidenti Begaj lidhur me situatën në veri të Kosovës theksoi se ekziston rreziku që strukturat kriminale atje ta provokojnë situatën për të eskaluar gjendjen dhe për këtë presidenti Begaj tha se ato struktura kanë mbështetjen e shtetit serb.
Ndërsa për institucionet shtetërore të Kosovës shtoi se ata duhet ta ruajnë qetësinë.
“Ka rrezik për eskalim të situatës në veri të Kosovës. Atje ka struktura kriminale të përkrahura nga elementet shtetërore që mund të cënojnë sigurinë. Ajo që mund të them është që të ruajmë qetësinë dhe të marrim çdo incident me qetësi e ta raportojmë në media e të mos lëmë Serbinë që të keqinformojë për ngjarje të caktuara”, shtoi presidenti Begaj.
I pyetur për Shqipërinë në rast të ndonjë eskalimi të situatës, ai shtoi se shteti shqiptar do të qëndrojë në krah të Kosovës me të gjitha mjetet.
Por presidenti Begaj vuri theksin më shumë te rruga paqësore, te dialogu, që, sipas tij, është rruga e duhur për të arritur paqen e përhershme në rajon, duke shtuar se nacionalizmi eshtë element i vjetruar tashmë.
“Ne jemi në kohën e mdorenizmit, ku vetëm me dialog mundemi t’i zgjidhim problemet që mund të na dalin. Dhe rruga euroantlantike e Kosovës është e pashmangshme, e patjetërsueshme dhe e duhur, ndaj me ndihmën e SHBAsë, BE-së dhe aleatëv tjerë dialogu do të anvancohet më tej”, theksoi mes tjerash presidenti Begaj.
Ndërsa për takimet e kryeministrit Kurti me Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg, dhe një ditë më vonë në Bruksel, presidenti Begaj vlerësoi se ato janë takime me rëndësi të veçantë, sepse kanë të bëjnë me sigurinë vendit dhe të rajonit.
“Ndërsa takimi në NATO është takim i rëndësishëm për të dyja palët, ku do të bëhet e ditur se dhuna nuk do të tolerohet, sepse dhuna sjellë mjerim, varfëri, nuk duhet t’i kthehemi reminishencës”, theksoi presidenti Begaj.
Më tej ai shtoi se mesazhi nga NATO do të jetë i qartë, kushdo që promovon dhunën do të ndëshkohet dhe do të margjinalizohet.
Presidenti Begaj lidhur me situatën në veri të Kosovës theksoi se ekziston rreziku që strukturat kriminale atje ta provokojnë situatën për të eskaluar gjendjen dhe për këtë presidenti Begaj tha se ato struktura kanë mbështetjen e shtetit serb.
Ndërsa për insittucionet shtetërore të Kosovës shtoi se ata duhet ta ruajnë qetësinë.
“Ka rrezik për eskalim të situatës në veri të Kosovës. Atje ka struktura kriminale të përkrahura nga elementet shtetërore që mund të cënojnë sigurinë. Ajo që mund të them është që të ruajmë qetësinë dhe të marrim cdo incident me qetësi e ta raportojmë në media e të mos lëmë Serbinë që të keqinformojë për ngjarje të caktuara”, shtoipresidenti Begaj.
I pyetur për Shqipërinë në rast të ndonjë eskalimi të situatës, ai shtoi se shteti shqiptar do të qëndrojë në krah të Kosovës me të gjitha mjetet.
Por presidenti Begaj vuri theksin më shumë te rruga paqësore, te dialogu, që, sipas tij është rruga e duhur për të arritur paqen e përhershme në rajon, duke shtuar se nacionalizmi eshtë element i vjetruar tashmë.
“Ne jemi në kohën e mdorenizmit, ku vetëm me dialog mundemi t’i zgjidhim problemet që mund të na dalin. Dhe rruga euroantlantike e Kosovës është e pashmangshme, e patjetërsueshme dhe e duhur, ndaj me ndihmën e SHBAsë, BE-së dhe aleatëv tjerë dialogu do të anvancohet më tej”, theksoi mes tjerash presidenti Begaj.
Ndërsa për takimet e kryeministrit Kurti me Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg, dhe një ditë më vonë në Bruksel, presidenti Begaj vlerësoi se ato janë takime me rëndësi të veçantë, sepse kanë të bëjnë me sigurinë vendit dhe të rajonit.
“Ndërsa takimi në NATO është takim i rëndësishëm për të dyja palët, ku do të bëhet e ditur se dhuna nuk do të tolerohet, sepse dhuna sjellë mjerim, varfëri, nuk duhet t’i kthehemi reminishencës”, theksoi presidenti Begaj.
Më tej ai shtoi se mesazhi nga NATO do të jetë i qartë, kushdo që promovon dhunën do të ndëshkohet dhe do të margjinalizohet.
(E plotësuar) Begaj tregon pse nuk pati takim me Abdixhikun
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka treguar pse ka dështuar takimi mes tij dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se takimet ishin paraparë të mbaheshin në tempullin e demokracisë në Kuvendin e Kosovës, dhe se ftesat ishin dërguar që të tre liderët e partive opozitare të ishin të pranishme bashkërisht në takim. “ Këtë kisha qëllim, por fatkeqësisht nuk arrita, LDK në përgjigjen e saj ka thënë se do të isha i mirëpritur në zyrat e tyre”, tha Begaj në një intervistë ekskluzive për emisionin RTK PRIME, në televizionin Publik të Kosovës. “ Doja të bisedonin bashkë, si vëllau më vllanë, dhe ftesa ime ishte e sinqertë për të gjithë, dhe doja që cdo takim dhe diskutim të bëhej në nivelin që I takon presidentit të republikës”, tha Begaj.
(E plotësuar) Presidenti Begaj: Ne duhet të bëjmë më të mirën në dobi të kombit tonë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj,pak ditë pas betimit si president i Shqipërisë, ka realizuar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pati takime me liderë shtetërorë, si dhe ata partiakë.
Duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e parë shtetërore në Republikën ë Kosovës, që nga nominimi i tij si president i Shqipërisë, ai përmendi traditën pozitive që kanë vënë paraardhësit në krijimin e marrëdhënieve të, siç e quajti ia, shkëlqyera mes të dyja vendeve.
Teksa përmendi ngjarjet e lavdishme të popullit tonë, ai vuri theksin Lidhjen e Prizrenit, ku, sipas tij, është një nga ngjarjet më të rëndësishme që ka lënë gjurmë në historinë tonë.
Vizita ime këtu në Shtëpinë e Lidhjes është një mesazh për ne dhe për të ardhmen e komit tonë, që ne duhet të jemi të bashkuar për interesin kombëtar”, theksoi presidenti Begaj në një intervistë ekskluzive në RTK Prime.
Ndërkaq lidhur me takime t presidentit shqiptar me liderë të partive politike të Kosovës, me një qasje tjetër krahasuar me paraardhësit e tij, presidenti Begaj theksoi se Presidenti i Shqipërisë ka një mision kushtetues, ka një betim mbi Kushtetutë për detyrën e tij në lidhje me unitetin kombëtar .
“Ardhja ime këtu dhe takimi me të gjithë funksionarët kryesorë të shtetit të Kosovës tregon që ne duhet të bëjmë më të mirën të gjithë bashkë, në interes dhe në dobi të kombit tonë”, tha më tej presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ai më tutje, shtoi se vizita e tij në një gjendje tensioni në veri të Kosovës, vizita ime në Kosovë ishte një lloj mbështetjeje për Kosovën lidhur me ngjarjen e 31 korrikut.























