Nesër Shkupi-Ballkani, drejtpërdrejt në RTK
Rtklive
Sport

Nesër Shkupi-Ballkani, drejtpërdrejt në RTK

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), vazhdon traditën. RTK për adhuruesit e shumtë të futbollit tonë, do të sjell ndeshjen Shkupi-Ballkani, sfidë kjo që luhet nesër mbrëma në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Dy skuadrat shqiptare do të përballen nesër mbrëma në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në ndeshjen e play-off-it në kuadër të Ligës së Konferencës.

Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat shqiptare, mbase më e rëndësishmja në historinë e të dy klubeve.

Skuadra e cila do të triumfojë në të dy përballjet, do të sigurojë fazën e grupeve në këtë garë joshëse në Evropë.

Kampioni i Kosovës tashmë ka zbarkuar në Shkupi për duelin e nesërm. Skuadra nga Suhareka, në rast të suksesit në të dyja ndeshjet ndaj Shkupit, atëherë Ballkani do të bëhej skuadra e parë nga Kosova që kualifikohet në fazën grupore të një gare evropiane.

Sfida mes Shkupit dhe Ballkanit nis në orën 21:00. 


MË SHUME NGA Sport