FNK vlerëson paraqitjen e Mujës dhe Beiqit në Evropianin e Romës
Uran Krasniqi/RTKLive
Pjesëmarrje e suksesshme ishte ajo e notarëve kosovarë në Kampionatin Evropian të notit në Romë, sipas Federatës së Notit të Kosovës. FNK është ndalur te notarët Martin Muja dhe Hana Beiqi.
"Rekord i Ri i Kosovës në ditën e fundit të garave për sportistet tanë pjesmarrës në Kampionatin Evropian të notit në Romë. Notarët tanë përfunduan garat në kampionatin Evropian me një performancë shumë të mirë të notarit Martin Muja i cili në 100 m stil shpinë thyen rekordin e Kosovës me kohen 1.00.90 Martini pati paraqitje shumë të mirë edhe në diciplinen 50 m krol me kohen 25.14 qe eshte koha më e mirë personale", ka njoftuar Federata e Notit e Kosovës. "Hana dhe Martini garat e kampionatit evropian i përfunduan me tri rekorde të Kosovës. Hana Beiqi 50 m Delfin dhe Martin Muja 50 m shpinë dhe 100 shpinë".