Ish-futbollisti i njohur, Kujtim Shala pritet në FFK
Rtklive
Sport

Ish-futbollisti i njohur, Kujtim Shala pritet në FFK

Uran Krasniqi/RTKLive

Ish-futbollisti i njohur, Kujtim Shala, i cili jeton dhe vepron në Gjermani është pritur sot nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovë, Agim Ademi.

Sipas njoftimit nga FFK, Shala ka falënderuar Ademin për mikpritjen e ngrohtë dhe e përgëzoi për mandatin e ri në krye të FFK-së si dhe për punën e mirë që është duke bërë në progresin e futbollit kosovar.

"Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij ish-futbollistin e gjeneratës së artë të Prishtinës, Kujtim Shala, i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe futbollistë tjerë të kësaj gjenerate si Ramadan Cimili, Edmond Rugova, Ramiz Krasniqi dhe Jusuf Tortoshi. Shala e falënderoi presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë dhe e përgëzoi për mandatin e ri në krye të FFK-së si dhe për punën e mirë që është duke bërë në progresin e futbollit kosovar. Ndërkaq, i pari i FFK-së duke u shprehur i nderuar në mesin e futbollistëve të gjeneratës së artë theksoi se FFK gjithmonë i ka dyert e hapura për këtë gjeneratë dhe se ajo është shtëpi e tyre", ka njoftuar FFK. "Në fund, të takimit presidenti Ademi e nderoi Shalën me një fanellë të Kombëtares së Kosovës".


MË SHUME NGA Sport