19:27 / 17.08.2022
Kehrer nga PSG kalon te West Ham
Uran Krasniqi/RTKLive
Mbrojtësi gjerman Thilo Kehrer ka ndërruar klub. Nga nga Paris St-Germain ka kaluar te West Ham.
"West Ham është padyshim një klub shumë i madh", ka thënë ai me të arritur në tokën angleze duke shpjeguar arsyet që ndikuan ta zgjedhë klubin e West Ham, sipas faqes zyrtare të klubit.
Gjermani ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.
Kehrer ka bërë 128 paraqitje në katër vjet te PSG. Gjithashtu ai ka luajtur në njëzet e dy ndeshje ndeshje për Gjermaninë gjatë vitit të kaluar.























