Ballkani mbanë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Shkupin
Sport

Ballkani mbanë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Shkupin

Uran Krasniqi/RTKLive

Ballkani ndeshet me Shkupin nesër në kuadër të Conference League.

Klubi nga Suhareka sot e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes, e cila zhvillohet nesër nga ora 21"00 dhe e cila do të transmetohet direkt nga RTK. 

"Skuadra jone sot ka arritur në Maqedoni, për ndeshjen kundër FC Shkupit. Stërvitjen e fundit e zhvilluam pasditen e të sotmes në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja nesër", ka shkruar klubi suharekas në njoftimin për stërvitjen. 

Ballkani është klubi i parë kosovar, i cili ia del që të mbërrijë deri në rrethin e fundit të kualifikimeve në garat e kupave evropiane.  


MË SHUME NGA Sport