Tahiri:Projektligji për Zyrtarët Publikë sulm ndaj administratës shtetërore
Lajme

Tahiri:Projektligji për Zyrtarët Publikë sulm ndaj administratës shtetërore

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas procedimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë nga ana e Ministrisë së Brendshme.

Me anë të një njoftimi për media Tahiri, këtë projektligj e ka quajtur sulm mbi administratën shtetërore. Sipas tij, Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë nene kundërkushtetuese. 

"Duke e lexuar Projektligjin e ri për Zyrtarët Publik, jam i tmerruar me provizionet që parapërcaktojnë dhe lejojnë hapësirë për ndërhyrje politike në adminstratë publike", thuhet në njoftim. 

"Ky Projektligj, qenka një sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim. Është kundër gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma në dekadën e fundit". 

Tahiri thotë se Projektligji i ri për Zyrtarët Publik, respektivisht Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë qartazi nene kundërkushtetuese, që në esencë janë fshisë e hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore. 

"Ky Ligj nuk duhet të kalojë, assesi!", përfundon Tahiri i AAK-së.


MË SHUME NGA Lajme