Atentat në Vlorë/ Vriten brenda në makinë 2 persona
Shqipëri

Atentat në Vlorë/ Vriten brenda në makinë 2 persona

Një atentat ka tronditur Vlorën mëngjesin e kësaj të enjte, ku për pasojë mbetën të vrarë dy persona. Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku viktimat, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, janë qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda automjetit tip "Benz" me të cilin ishin duke lëvizur.

Pak minuta pas ngjarjes, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë është gjetur i djegur një automjet i braktisur tip "BMW", pa targa, i cili dyshohet se mund të jetë i autorëve të ngjarjes. Brenda në automjet janë gjetur edhe 3 armë zjarri automatike.

Policia e Vlorës, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me Policinë e Fierit kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

"Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip "Benz".  Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip "BMW", pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.  Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete. Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier  kanë  ngritur pika kontrolli  dhe po krehin zonën  për të bërë të mundur kapjen e autrorëve", thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh/


MË SHUME NGA Shqipëri