Sigal Prishtina mëson kundërshtarin në FIBA Cup
Sport

Sigal Prishtina mëson kundërshtarin në FIBA Cup

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sigal Prishtina tashmë ka mësuar kundërshtarin potencial në FIBA Cup.

Faza kualifikuese e FIBA Europe Cup 2022/23 do të zhvillohet në formë të turneut.

Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, Sigal Prishtina është e vendosur në “Turneun B” ku skuadra CBet Jonava nga Lituania LT është zgjedhur nikoqire e turneut.

Turneu do të zhvillohet në datat 27-30 shtator në qytetin e Jonavës, Lituani. Për shkak të paraqitjeve të suksesshme në të kaluarën në Evropë, skuadra jonë pret në gjysmëfinale fituesin e ndeshjes çerekfinale Cedevita Junior – Kalev/Cramo.

Skuadra tjera pjesëmarrëse në këtë turne janë: CBet Jonava, SCMU Craiova dhe Kapfenberg Bulls.

Nën urdhrat e trajneri Ekrem Memnun lojtarët po përgatiten maksimalisht që suksesi të mos mungoj.


MË SHUME NGA Sport