Tenis Cincinnati, eleminohet Nadal
Sport

Tenis Cincinnati, eleminohet Nadal

RTSH

Masteri 1000 i Cincinnatit nuk ka qenë i mbarë për Rafael Nadal. Tenisti spanjoll është eliminuar që në turin e parë të turneut amerikanoverior, nga kroati Borna Coric.

Nadal rikthehet në fushë pas 6 javësh mungesë për shkak të dëmtimit që pësoi në pjesën e barkut, gjatë turneut të Wimbledonit. Pas 2 orë e 51 minutash lojë, 7-6, 4-6 e 6-3 ishin rezultatet e seteve në favor të 25 vjeçarit kroat, që ndodhet në vendin e 152 në renditjen botërore. Coric, nuk fitonte ndaj një tenisti të 10-shes së parë që nga US Open i 2020, kur në turin e tretë eliminonte numrin 6 të botës, Stefano Tsitsipas, pas një ndeshje maratonë prej 4 orë e 36 minutash.

Ndërsa për Rafan bëhet fjalë për humbjen e parë që nga 1/8 e turneut italian, të majit të kaluar, kur u eliminua 2-1 nga Shapovalov.

Pas kësaj humbje të Nadal, Medvedev që vazhdon rrugëtimin në Cincinnati, do të vazhdojë të mbajë numrin 1 në botë, të paktën deri në US Open. 


MË SHUME NGA Sport