Eksportet e mallrave u rritën me 23 %, në korrik
Rtklive
Shqipëri

Eksportet e mallrave u rritën me 23 %, në korrik

ATSH

Në korrik, eksportet e mallrave arritën vlerën 39 miliardë lekë, duke u rritur me 23 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 14,3 %, në krahasim me qershorin e këtij viti.

Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 82 miliardë lekë, duke u rritur me 14,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 0,6 %, në krahasim me qershorin e 2022-shit.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 42 miliardë lekë, duke u rritur me 6,9 %, krahasuar me korrikun e 2021-shit dhe me 20,3 %, në krahasim me qershorin e 2022-shit.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, këtë shtatëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 293 miliardë lekë, duke u rritur me 40,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 528 miliardë lekë, duke u rritur me 23,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 235 miliardë lekë, duke u rritur me 8,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.


MË SHUME NGA Shqipëri