Ademi takon presidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë
Sport

Ademi takon presidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë

Uran Krasniqi/RTKLive

Presidenti i Federatvs së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Bernd Neuendorf.

Sipas njoftit nga FFK, Ademi është shprehur falënderues ndaj DFB-së, që ka qenë promotor i Kosovës në periudhën e anëtarësimit në UEFA e FIFA.

"Presidenti i FSHF-së dhe njëherësh anëtari i KE të UEFA-s, Armand Duka, së bashku me presidentin Agim Ademi dhe presidentin e FFMV-së, Muamed Sejdini, kanë pritur, sot, në Tiranë presidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Bernd Neuendorf. Gjatë një takimi tejet të përzemërt të organizuar nga presidenti Duka, drejtuesit e tri federatave e njoftuan të parin e futbollit gjerman mbi ecurinë e futbollit në të tri vendet, e të cilat kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe vëllazërore. Katër krerët e federatave pas takimit, kanë qenë në drekë të përbashkët në stadiumin “Air Albania”, derisa bashkëbisedimin e tyre për marrëdhëniet dhe projektet e përbashkëta do t’i vazhdojnë edhe në darkë, të cilën do ta shtrojë sërish presidenti Duka. Në takim krahas presidentëve Duka, Ademi e Sejdini morën pjesë edhe komplet KE i FSHF-së si dhe sekretarët e përgjithshëm Ilir Shulku e Taulant Hodaj. Presidenti Ademi gjatë takimit vuri në pah raportet tejet të mira dhe miqësore të popullit shqiptar me Gjermaninë, teksa u shpreh falënderues ndaj DFB-së, që ka qenë promotor i Kosovës në periudhën e anëtarësimit në UEFA e FIFA. Kreu i FFK-së gjatë takimit me z. Neuendorf theksoi se Kosova në vazhdimësi do të qëndrojë e afërt me DFB-në, jo vetëm për shkak të mbështetjes së vazhdueshme, por edhe për shkak të lidhjes së veçantë të popullit të Kosovës me Gjermaninë", ka njoftuar FFK. "Po ashtu, ai theksoi se edhe në të ardhmen pret që dy federatat të kenë projekte të përbashkëta me qëllim të avancimit të futbollit në Kosovë".


MË SHUME NGA Sport