Vazhdon aksioni në Brezovicë
Rtklive
Foto: Prokuroria Themelore në Ferizaj
Lajme

Vazhdon aksioni në Brezovicë

Emine Hoti/RTKlive

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se është duke vazhduar operacioni për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

Aksion i sotëm i Prokurorisë është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme në këtë zonë.

 “Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”,  thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Aksioni po realizohet në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës. 


MË SHUME NGA Lajme