Shitja e nënshtetësisë, Tabaku: Standartet dhe vlerat e BE s’mund të shiten
Rtklive
Shqipëri

Shitja e nënshtetësisë, Tabaku: Standartet dhe vlerat e BE s’mund të shiten

rtsh.al

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar për dhënien e shtetësisë shqiptare me koncension, duke deklaruar se standartet dhe vlerat e Bashkimit Evropian nuk mund të shiten. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku shkruan se ky proces rrezikon të kthehet në nul.

Tabaku thekson se asnjë shqiptarë nuk do të tregtojë lirinë e tij për të udhëtuar pa viza në Bashkimin Evropian në këmbim të një ligji që sipas saj pastron paratë e pista që atyre që kërkojnë nënshtetësinë për ta përdorur si trampolinë për në BE.

“Standartet dhe vlerat e BE nuk mund të jenë për shitje! Shqipëria pas një përpjekje të gjatë 30 vjeçare nisi segmentin e fundit të procesit të integrimit përmes hapjes së dritares së negociatave. Normalisht kjo duhet të shënonte dhe fundin e procesit të integrimit.

Një proces tejet delikat për nga natyra aq sa edhe kryeministri u detyrua të ndërronte drejtim dhe të risillte në jetë Ministrinë e Integrimit qoftë edhe si emër!

Kjo duhet të kthehej në një prioritet kombëtar, ku çdo ligj iniciativë dhe çdo përpjekje të ishte në funksion e shërbim të këtij procesi!  Por e gjitha gjithë rrezikon të kthehet në nul. Arsyeja është iniciativa e fundit, dhe jo vetëm, për shitjen e nënshtetësisë të ashtuquajturën pashaporta të florinjta!  Kjo përveçse një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht  dhe ne problem.

Për sigurinë por dhe për pastrimin e parave. Së bashku me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ky pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj. Kjo se pari tregoj deshtimin e politikave ekonomike, manaxhimit buxhetor por dhe varferin e stratrgjive per terheqjen e imvestimve tr huaja si dhe kapitalit vendas.

Në koh krize, rritje cmimesh e inflacioni, renie konsumi e rritje te varferisë politikst duhet te jene në shërbim te shumices.  Sot e gjithë politika duhet të diskutojë për një strategji kombëtare per zhvillim e integrim, për politika për të doversifikuar energjinë, si mund të mbështesim turizmin e bujqesinë dhe jo si të tërheqim kapital e aseteve ta vendosura në mËnyrë kriminale e korruptive që cenojnë stabilitetin por dhe të ardhmen.

Kush dyshon mjafton të lexojë prononcimin e delegacionit të BE për Reporter. Më tej të shohë se si raportet e BE kanë kërcënuar qeverinë për këto hapa anormalë.

Askush nga shqiptarët nuk do të tregtojë lirinë e tij për të udhëtuar pa viza në BE në këmbim të një ligji që pastron paratë e pista të atyre që nënshtetësinë tonë e kërkojnë sepse na mendojnë një lavatriçe e madhe apo një trampolinë për në BE. Vlerat dhe standartet e  BE nuk mund të jenë për shitje!”, shkruan Tabaku në rrjetin social Facebook.  Përmes një VKM-je, qeveria ka vendosur që një pjesë të procedurave t’i japë me koncesion.

Në një vendim të datës 29.7.2022 “Për përcaktimin e një sektori shtesë që jepet me koncesion/ partneritet publik privat”, thuhet se një pjesë e programeve të shtetësisë do të jepen me koncesion.


MË SHUME NGA Shqipëri