Ferizaj mohon mosmarrëveshjet me tifozët, kërkon mbështetje ndaj Prishtinës
Rtklive
Sport

Ferizaj mohon mosmarrëveshjet me tifozët, kërkon mbështetje ndaj Prishtinës

Uran Krasniqi/RTKLive

Ferizaji, klub i rikthyer në Superligë, ka mohur mosmarrëveshje me tifozët dhe ka bërë thirrje për mbështetje për ndeshjen me Prishtinën.

Reagimi ka ardhur pasi tifozë të Ferizajt e kishin thënë të kundërtën. 

"Kryesia e FC Ferizajt shprehet e shqetësuar në lidhje me një postim të grupit të tifozëve "UJQIT“, ku përmendet një mosmarrëveshje inekzistente dhe bëhet i ditur bojkotimi i ndeshjes ndaj Prishtinës. Ne si kryesi, ashtu si çdo herë tjetër, dëshirojmë ta informojmë opinionin ferizajas, se nuk bëhet fjalë për mosmarrëveshje, e aq më pak kur ka javë që nuk kemi zhvilluar asnjë takim, qoftë edhe formal, me tifozët tonë "UJQIT“. Prandaj duke shpresuar dhe besuar në frymën e bashkëpunimit, ftojmë secilin tifozë të FC Ferizajt, që të dielën e 21 Gushtit, të mbushim shkallët e stadiumit për të përkrahur ekipën e zemrës. Vetëm duke rrugëtuar së bashku ne do të arrijmë objektivat tona. Bëhuni lojtari i 12 në fushë!", ka shkruar Ferizaj.


MË SHUME NGA Sport