20:02 / 19.08.2022
Kampionati shqiptar nis me barazimin mes Kukësit dhe Tiranës
Uran Krasniqi/RTKLive
Kukësi dhe Tirana janë ndarë bara në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superiores shqiptare.
Ndeshja ka mbaruar me rezultat 1-1.
Kukësi kaloi në epërsi në minutën e tretë me anë të sulmuesit Kleidi Daci.
Tirana gjeti golin e barazimit me anë të Redon Xhixhës në minutën e 56-të.
Nga minuta e 71-të Kukësi ka mbetur me dhjetë lojtarë, pas përjashtimit të Dacit.
Në agjendën e Superiores shqiptare nesër janë edhe dy ndeshje.























