Punëtoritë: Reduktimet po na i prishin aparaturat - Video
BKT
Lajme

Punëtoritë: Reduktimet po na i prishin aparaturat - Video

Myrvete Axhami - RTK

Edhe në Prizren, punëtoritë ankohen se krahas mospërmbushjes së kontratave të klientelës, ndërprerjet e rrymës po u shkaktojnë edhe prishje të aparaturave, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Përkeqësimi i situatës me furnizimin me energji elektrike në vend , ka sjellë mjaft telashe edhe te punëtoritë e ndryshme në komunën e Prizrenit. ...Dëmet janë të mëdha dhe nuk po përmbushen kërkesat e porosive të klientëve.

Stina e dimrit është paralajmëruar e vështirë, ndërsa këto punëtori ende nuk kanë marrë ndonjë masë konkrete për t`u përballur me situatën.

Ato biznese që po përdorin agregate si zgjidhje të momentit, ankohen se kanë shumë prishje të pajisjeve

E më të vështirë do ta kenë ata që kanë planifikuar të ngrohen me rrymë.

Për momentin, në komunën e Prizrenit reduktimet po aplikohen 6 orë me rrymë dhe 2 pa të.


MË SHUME NGA Lajme