Ronaldinho thotë se pret shumë nga Jesus
BKT
Sport

Ronaldinho thotë se pret shumë nga Jesus

Uran Krasniqi/RTKLive

Ronaldinho ka thënë se Gabriel Jesus është një nga lojtarët më të mirë në Evropë.

Legjenda braziliane pret gjëra të mëdha nga Jesus.

"Kur Gabriel iu bashkua Manchester Cityt, thashë se do të vazhdonte të ishte një nga lojtarët më të mirë në botë. Kur iu dha një shans, ai tregoi atë që ishte i aftë, por te Manchester City nuk iu tregua kurrë dashuria që meriton një lojtar me cilësi si të tij. Në Arsenal atij i është dhënë shansi të jetë pika qendrore, atij i është treguar dashuria nga trajneri dhe tifozët, dhe tashmë ai po ua kthen atë”, ka thënë Ronaldinho për Mirror. "Ai nuk është vetëm një nga lojtarët më të mirë në Premier League, por edhe në Evropë”.