10:01 / 20.08.2022
Shqipëri, moti me alternime vranësirash dhe kthjellime
ATSH
Shërbimi Meteorologjik Shqiptar bëri të ditur se për ditën e sotme në Shqipëri moti do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Shqiptar bëri të ditur se për ditën e sotme në Shqipëri moti do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën perëndimore dhe qendrore, lokalisht breshër. Në mesditë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–perëndim 1-6m/s. Përgjatë brigjeve të Jonit era e vrullshme me shpejtësi deri në 10-15m/s.
Valëzimi në dete të forcës 2-3 ballë.























