17:10 / 20.08.2022
Tottenham fiton ndaj Wolverhampton
Uran Krasniqi/RTKLive
Tottenham Hotspur ka arritur fitoren e radhës në Premier League.
Të shtunën klubi i drejtuar nga trajneri italian, Antonio Conte mposhti skuadrën e Wolverhampton Wanderers.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-0.
Realizues i golit ishte sulmuesi Kane në minutën e 64.
Ndeshjen e ardhshme Tottenham do ta zhvillojë në fushën e Nottingham Forest kundër skuadrës së sapoinkuadruar në elitë.























