17:28 / 20.08.2022
Casemiro: Kurrë s`mund t`ia kthej Real Madridit se çka më dha
Uran Krasniqi/RTKLive
Casemiro teksa i ka dhënë lamtumirën klubit të Real Madridit e ka përshkruar qëndrimin e tij nëntëvjeçar në Real Madrid si "storien më të mrekullueshme".
Manchester United ka konfirmuar mbrëmë se braziliani tashmë është futbollist i tyre.
“Kam jetuar storien më të mrekullueshme. Shpresoj të kthehem një ditë në atë që do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Jo në një mijë jetë nuk do të mund t'i kthej Real Madridit gjithçka që më ka dhënë", është shprehur futbollisti i cili ka qenë vendimtar për suksesin e Madridit në sezonet e fundit, duke fituar pesë herë Ligën e Kampionëve.























