Drita merr fitoren e parë, barazojnë Llapi dhe Trepça ’89
BKT
Sport

Drita merr fitoren e parë, barazojnë Llapi dhe Trepça ’89

Uran Krasniqi/RTKLive

Drita e Gjilanit ka realizuar fitoren e parë në në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll, duke e mposhtur Dukagjinin. 

Ndërsa Llapi dhe Trepça ’89 kanë barazuar. 
Ndeshja në Gjilan ka përfunduar me rezultat minimal 1-0. 
Ka qenë Simonovski ai i cili ka realizuar golin. 
Ndërsa në ndeshjen në Podujevë, e cila ka mbaruar me rezultat 2-2, janë shënuar katër gola. 
Maliqi dhe Rexha (autogol) kanë realizuar për Llapin, ndërsa për mitrovicasit të dy golat u realizuan nga Pllana.  
Tri ndeshje të tjera nga e njëjta xhiro pritet të zhvillohen të dielën.