Luiza Gega bëhet kampione e Evropës në atletikë
BKT
Sport

Luiza Gega bëhet kampione e Evropës në atletikë

Uran Krasniqi/RTKLive

Atletja shqiptare, Luiza Gega është shpallur Kampione e Evropës në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Evropian në Munchen. 

Ajo ka arritur në finish për 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qindëtat, duke vendosur rekord të kampionatit evropian. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. 

"E paepura Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesa. Askush më parë s'ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës", ka shkruar kryeministri shqiptar në Facebook.