23:54 / 21.08.2022
Barcelona mposht Sociedadin
Uran Krasniqi/RTKLive
Barcelona ka gjetur fitoren e parë në edicionin e ri të La Ligas. Klubi nga qyteti me të njëjtin emër e ka mposhtur Real Sociedadin.
Rezultati përfundimtar ka qenë 4-1.
Lewandowski e ka gjetur rrjetën dy herë për ekipin e drejtuar nga Xavi, derisa nga njëherë kanë shënuar edhe Dembele e Fati.
Golin e vetëm për Sociedad e ka realizuar Isak.
Ndeshjen e ardhshme Barcelona e pret Real Valladolidin.























