Presidenca e Kosovës demanton Vuçiqin
BKT
Lajme

Presidenca e Kosovës demanton Vuçiqin

RTK

Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me të pavërtetat e promovuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq se kinse forcat çeçene dhe çerkeze po komplotojnë për të vrarë serbët e Kosovës.

Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela në një shkrim në Twitter ka thënë se këto deklarata janë shpifja e radhës së Vuçiqit dhe se i shërbejnë narratives së Rusisë.

“Mediat pro-regjimit të Serbisë po përforcojnë dezinformatat e promovuara nga Aleksandër Vuçiq gjatë konferencës së djeshme për shtyp: Asnjë shqiptar nga Kosova nuk iu bashkua luftës në Ukrainë. Asnjë çeçen apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës. Kjo dezinformatë i shërben narratives së Rusisë”, ka theksuar Vela.


MË SHUME NGA Lajme