100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri- SHBA, B-52-shat fluturojnë mbi Tiranë
BKT
Shqipëri

100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri- SHBA, B-52-shat fluturojnë mbi Tiranë

rtsh.al

Gjatë këtij demonstrimi të “Bishës së qiejve” siç njihet ndryshe avioni B-52, të pranishëm në sheshin “Skënderbej”, ishite dhe ambasadorja amerikane në Shqipëri ,Yuri Kim, qytetarë, si dhe ushtarakë të lartë shqiptarë.

Në qiellin e Shqipërisë, me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve midis vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për herë të parë, kanë fluturuar dy avionë amerikanë B-52. Ata u fotografuan tek fluturonin mbi sheshin “Skënderbej”, shenjë kjo e një bashkëpunimi gjithnjë e më të fortë mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë. Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë! Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës”, komentoi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim.


MË SHUME NGA Shqipëri