Ministri Mehaj: Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e  Bledar Bujupit 
BKT
Foto: FSK
Lajme

Ministri Mehaj: Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e  Bledar Bujupit 

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë.

Përmes një postimi në Facebook Mehaj ka shtuar se humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionin.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë. Në këto çaste të dhimbjes, ju shprehim ngushëllime familjes Bujupi dhe të gjithë të afërmeve të të ndjerit”, shkruan ai.

“Humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionin tonë, këto momente mund t’i përballojmë vetëm duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme