Pesë persona të arrestuar, identifikohen dy viktima të trafikimit
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Lajme

Pesë persona të arrestuar, identifikohen dy viktima të trafikimit

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Dy operacione të Policisë së Kosovës në tri ditët e fundit kanë rezultuar me pesë të arrestuar të dyshuar për kryerjen e veprave penale si: trafikim me njerëz, shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe veprës penale të dhunimit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksionet u zhvilluan në kuadër të aktiviteteve për ta parandaluar dhe luftuar trafikimin me njerëz.

"Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz në vazhdën e aktiviteteve të saj për ta parandaluar dhe luftuar trafikimin me njerëz, përmes hetuesve kompetent nga Sektori qendror i hetimeve në tri ditët e fundit pas hetimeve të zhvilluara me prokuroritë përkatëse, ka zhvilluar dy operacione dhe ka arrestuar gjithsej pesë persona të dyshuar m/kosovar për kryerjen e veprave penale si: Trafikim me Njerëz, Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe veprës penale të Dhunimit".

Siç bëhet e ditur nga pesë personat e arrestuar dy nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt.

"Lidhur me rastet në fjalë janë të identifikuara edhe dy viktima të trafikimit të moshës së mitur, të cilat po marrin shërbimet dhe trajtimin sipas procedurave standarde për personat e trafikuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 


MË SHUME NGA Lajme