17:41 / 23.08.2022
Tërmet në jug të Shqipërisë
/rtsh.al/
Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në jug të Shqipërisë. Sipas qendrës sizmologjike evropiane, lëkundja ka qenë e shkallës 3.8 ballë, me thellësi 2 km, me epiqendër në afërsi të Gjirokastrës.
Lëkundjet raportohet se janë ndjerë në të gjithë jugun e vendit, sidomos në Borsh dhe Himarë. Momentalisht nuk raportohen për dëme materiale apo dëme të tjera.























